Drejtoresha e shkollës i përgjigjet shefit të kabinetit të kryetares së Komunës, z. Besim Shabani: Mjaft me manipulime – të thuhet e vërteta!

Publikuar 1 vit më parë

Në mungesë të dëshirës për të qenë pjesë e thashethemeve politike të ditës, por e detyruar nga e vërteta dhe përgjegjësia profesionale, ndjej nevojën të reagoj ndaj deklaratave të pasakta të shefit të kabinetit të Kryetares së Komunës, z. Besim Shabani, të publikuara sot në portalin “Departamenti”.

1. Ligji është i qartë – dhe ai është mbi çdo interpretim personal.

Z. Shabani përmend nenin 127 të Ligjit për bazat e sistemit të arsimit në Republikën e Serbisë, por ai nen NUK ka lidhje me Këshillin e Shkollës.

Këshilli i Shkollës rregullohet nga neni 116, dhe aty thuhet qartë:

“Nëse propozimet për anëtarë të Këshillit të Shkollës nga radhët e të punësuarve dhe prindërve janë bërë sipas ligjit, atëherë Kuvendi lokal është i OBLIGUAR t’i aprovojë ato.”

Shkolla ka dorëzuar propozimet brenda afateve ligjore dhe nuk ka marrë asnjë shpjegim të qartë për vonesat nga Kuvendi Komunal – përveç një përgjigjeje formale pas dy kërkesave me shkrim.

2. Nuk është Komuna themeluese e shkollës – por Ministria e Arsimit.

Z. Shabani duhet të dijë: Komuna nuk ka mandat të ndërhyjë në zgjedhjen e drejtorit, as përmes ndikimit në përbërjen e Këshillit të Shkollës, e aq më pak përmes emërimeve selektive e të paautorizuara.

3. Këshilli i Shkollës nuk e emëron drejtorin.

Ai vetëm jep mendim, i cili më pas i dërgohet Ministrisë për vendim final.

Ligji po ashtu parashikon që “Këshilli ekzistues vazhdon punën deri në emërimin e Këshillit të ri”, pra asgjë nuk është bërë në kundërshtim me ligjin në procesin e zgjedhjes së drejtorit.

4. Komuna ka dërguar propozime të manipuluara në Ministri.

Kuvendi Komunal ka anashkaluar emrat që kanë fituar më shumë vota nga Këshilli i Arsimtarëve dhe Këshilli i Prindërve, duke dërguar emra që kanë marrë më pak – dhe madje njëri prej tyre as nuk ka qenë i propozuar e as i votuar!

Kjo tregon një përpjekje të hapur për të manipuluar procesin dhe për të emëruar persona të përshtatshëm për interesa politike, jo për mirëqenien e shkollës.

5. Shkolla funksionon – sepse fëmijët tanë kanë të drejtë të mësojnë.

Pavarësisht kush e udhëheq shkollën, procesi mësimor vazhdon dhe do të vazhdojë. Por duhet thënë troç: Manipulimi i opinionit publik nga ana e z. Besim Shabani është i papranueshëm dhe meriton të demaskohet.

Përfundim:

I bëj thirrje të gjithëve që kanë përgjegjësi në këtë proces të veprojnë me integritet, pa ndërhyrje politike dhe me respekt për ligjin dhe institucionet. Shkollat nuk janë terren për kalkulime politike, por shtëpi të dijes për fëmijët tanë. Ka shkruar drejtoresha e shkollës fillore.

Postimi i plotë:https://www.facebook.com/share/p/1LLgJJ8KU3/?mibextid=wwXIfr