Shefi i kabinetit Besim Shababi arsyeton ndërhyrjen në emërimin e drejtorit: Komuna veproi sipas ligjit, por nuk i tregon gjitha detajet.

Publikuar 1 vit më parë

Shefi i kabinetit të kryetarës, Besim Shababi, ka reaguar pas kritikave për ndërhyrjen e komunës në emërimin e drejtorit të një shkolle, duke u arsyetuar me nenin 127, paragrafi 7 të Ligjit për Bazat e Sistemit të Arsimit dhe Edukimit të Republikës së Serbisë. Sipas këtij neni, nëse shkolla nuk ka Këshill Drejtues të konstituar, komuna – si themeluese – ka të drejtë të propozojë një kandidat për drejtor pranë Ministrisë së Arsimit.

“Ky është një mekanizëm ligjor që siguron funksionimin normal të shkollës edhe kur mungojnë organet drejtuese të saj”, deklaroi Shababi.

Megjithatë, burime të A1 Info brenda shkollës bëjnë të ditur se institucioni i ka dorëzuar Kuvendit Komunal tri herë kërkesa për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues, sipas procedurës ligjore. Në përpjekjen e tretë, sipas burimeve, sekretari i komunës i ka thënë përfaqësuesit të shkollës: “Nuk keni nevojë të sillni kërkesë në çdo seancë – ne i kemi”, çka ngjall dyshime për një zvarritje të qëllimshme.

Kjo hedh dritë mbi dyshime serioze se pushteti lokal nuk ka vepruar nga nevoja ligjore, por në koordinim me strukturat qendrore në Beograd, me qëllim të kontrollit të emërimeve në arsim, duke anashkaluar vullnetin e prindërve dhe mësimdhënësve përmes moskonstituimit të Këshillit Drejtues.

Situata ngre pikëpyetje mbi respektimin e autonomisë institucionale të shkollave dhe integritetin e proceseve vendimmarrëse në nivel lokal.

A1 info