Reagon Sami Salihu: “Pikëpyetja e vetme sot është pse Ardita Sinani po i përshtatet Vuçiqit?
Pas lajmit për emërimin e ri në drejtimin e një shkolle fillore në Preshevë, ka reaguar ashpër edhe Sami Salihu përmes një postimi në rrjetin e tij social.
Ai shtron një pyetje direkte:
“Pikëpyetja e vetme sot është: pse Ardita Sinani po është e përshtatshme për Vuçiqin, i cili po ia dhuron drejtimin e shkollës fillore në Preshevë, madje duke shkelur mbi vullnetin e prindërve dhe mësimdhënësve?”
Salihu nuk kurseu as kritikat ndaj atyre që, sipas tij, e përdorin retorikën patriotike vetëm për përfitime politike, ndërkohë që veprojnë në kundërshtim me të.
“Këtyre ‘patriotëve’ që tërë kohën flasin se janë kundër Vuçiqit!” – shprehet ai me ironi, duke shtuar:
“Kulmi është kur po thonë: ‘për më shumë Kosovë dhe Shqipëri në Luginë’.”
Ky reagim vjen në një klimë politike të tensionuar, ku çështjet e arsimit dhe përfaqësimit institucional janë bërë qendër e debateve midis liderëve politikë në Luginë.