📰 Propozohet të emërohet kandidati për ushtrues detyre të drejtorit të Shkollës “Ibrahim Keljmendi” – Këshilli i Përkohshëm i dërgon propozimin Ministrisë së Arsimit

Publikuar 1 vit më parë

📍Preshevë, 26 qershor 2025 – Këshilli i Përkohshëm i Shkollës Fillore “Prof. Ibrahim Keljmendi” në Preshevë ka njoftuar sot opinionin publik se ka dorëzuar zyrtarisht pranë Ministrisë së Arsimit propozimin për emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të kësaj shkolle.

Sipas njoftimit, më 26 qershor 2025, kryetari i Këshillit të Përkohshëm, Ali Hajrullahu, në përputhje me nenin 138, paragrafi 3 të Ligjit për bazat e sistemit të arsimit dhe edukimit, ka dorëzuar emrin e kandidatit të propozuar për këtë funksion.

🔹 Personi i propozuar është profesori i gjuhës angleze, z. Bardhyl Bajrami, i cili sipas këshillit plotëson të gjitha kushtet ligjore për të ushtruar funksionin si ushtrues detyre i drejtorit të shkollës.

Këshilli thekson se vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur po atë ditë dhe pret që Ministria e Arsimit të veprojë brenda afateve ligjore dhe të nxjerrë vendimin për emërim sa më shpejt të jetë e mundur.

📌 Shkolla “Ibrahim Keljmendi” është ndër institucionet më të mëdha arsimore shqipe në Luginën e Preshevës dhe zhvillimet e fundit rreth përbërjes së Këshillit dhe emërimeve të reja kanë qenë në fokus të madh të opinionit publik.

🖊️ A1 Info do të vazhdojë të ndjekë nga afër këtë proces dhe do të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri.