📰 A1 Info kërkon përgjigje publike nga Ardita Sinani dhe Vesna Nedeljković për ndërhyrjen në përbërjen e Këshillit të Shkollës Shqipe në Preshevë

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 26 qershor 2025 – Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit të Serbisë për emërimin e një Këshilli të përkohshëm në Shkollën Fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë – duke anashkaluar rezultatet e zgjedhjeve të brendshme të organizuara nga arsimtarët dhe prindërit – portali A1 Info ka kërkuar zyrtarisht që kryetarja e Komunës, znj. Ardita Sinani, të japin sqarime publike.

Sipas burimeve të A1 Info, ndërhyrja është bërë me propozim të drejtpërdrejtë të znj. Sinani dhe me përkrahje nga zëvendëskryetari i komunës, z. Ragmi Mustafa, ndërsa Ministria e Arsimit në Beograd ka shpërfillur procesin demokratik të brendshëm dhe ka emëruar një përbërje të re, që sipas reagimeve në komunitet, pasqyron më shumë interesat politike lokale sesa vullnetin e arsimtarëve dhe prindërve.

Në kërkesën zyrtare publike, A1 Info ka ngritur disa pyetje kyçe, duke përfshirë:

Pse u anashkalua vullneti i mësimdhënësve dhe i prindërve, të cilët përmes një procesi të rregullt votuan për përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Shkollës? Si shpjegon znj. Sinani mbështetjen që ka marrë nga Beogradi, pavarësisht kritikave të saj të vazhdueshme ndaj institucioneve shtetërore serbe? Pse në përbërjen e re janë përfshirë kandidatë që humbën në votime, apo që nuk ishin fare të propozuar, përfshirë edhe persona me lidhje të afërta me zyrtarë të pushtetit lokal? A është përjashtimi i përfaqësuesve të partive opozitare shqiptare një veprim politik i qëllimshëm?

Portali A1 Info mbetet i hapur për publikimin e qëndrimeve të plota të znj. Ardita Sinani, dhe znj. Vesna Nedeljković, dhe i fton të dyja zyrtaret që të sqarojnë publikisht rolin e tyre në këtë vendim të shumëkontestuar.

📌 Së shpejti, A1 Info do t’i drejtohet me kërkesë për përgjigje edhe sekretares shtetërore të arsimit të Serbisë, znj. Nedeljković.

🔎 A1 Info po pret përgjigje.