Mbyllet me sukses edicioni Panairit të Librit “Presheva Flet”
📚✨Në një atmosferë festive e kulturore, u përmbyll me sukses edicioni i parë i Panairit të Librit Shqip – “Presheva Flet”, me ceremoninë solemne të ndarjes së çmimeve për autorët, botuesit dhe personalitetet që kontribuuan në këtë ngjarje letrare madhore.
Gjatë një jave të mbushur me aktivitete kulturore, diskutime letrare, takime me lexues dhe promovime librash, Presheva dëshmoi se po shndërrohet në një qendër të rëndësishme të librit dhe kulturës shqiptare.
🎓 Juria profesionale e panairit, në përbërje:
Liridon Mulaj – kryetar, Shefat Ademi dhe Fitim Nuhiu – anëtarë, vlerësoi me përkushtim dhe objektivitet veprat pjesëmarrëse.
🏆 ÇMIMET KRYESORE TË NDARA NË CEREMONINË FINALE:
📖 “Libri më i mirë për fëmijë”
👉 “Arbnori në Kështjellën e Gjergjit” – Fatmir Gjestila
Për një rrëfim frymëzues që ndërthur fantazinë, historinë dhe dashurinë për legjendën.
📚 “Proza më e mirë”
👉 “Heroi i mohuar” – Biser Mehmeti
Për një vepër të thellë që shpalos dramën e harresës dhe qëndresën njerëzore.
📘 “Vepra Studimore më e Mirë”
👉 “Arbëreshët midis mitit dhe realitetit” – Fatmir Toçi
Për një analizë të thelluar mbi identitetin arbëresh, ndërmjet trashëgimisë dhe modernitetit.
🏅 Çmimi i Nderit
👉 Besnik Mustafaj – për krijimtarinë e pasur dhe kontributin në promovimin e kulturës shqiptare ndërkombëtarisht.
👉 Znj. Nerimane Kamberi – për përkushtimin në përkthime dhe studime letrare.
👉 Prof. Dr. Jahi Murati – për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën akademike dhe studimore.
🤝 Mirënjohje të veçanta iu ndanë:
Shtëpisë Botuese “Buzuku”, për kontributin në ruajtjen e gjuhës shqipe në Kosovë që nga vitet ’90. Botimeve “Logos-A”, për nxitjen e dialogut ndërkulturor dhe mendimit filozofik. Shtëpisë Botuese “Onufri”, për pasurimin e letërsisë dhe përkthimet e nivelit të lartë.
📍Panairi “Presheva Flet” konfirmoi potencialin kulturor të rajonit dhe nevojën për të nxitur bashkëpunimin dhe krijimtarinë shqip në të gjitha hapësirat ku flitet gjuha jonë.
🖊️ Redaksia A1 info
📆 [m24.06.2025
📍 Preshevë