Kryetari i KNSh-së shpall përfituesit e mjeteve të Qeverisë së Kosovës – bujqit sërish jashtë listës
Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar (KNSh) ka bërë të ditur përfituesit e mjeteve financiare nga Qeveria e Kosovës, ku përfshihen organizata joqeveritare, studentë dhe nxënës. Por, bujqit për habi dhe shqetësim nuk janë pjesë e kësaj liste.
Situata duket se i ngjan thënies popullore: “Dhelpra kishte shkuar deri në Selanik mas dashit…”, që nënkupton se përfitimet i kanë marrë të tjerët, ndërsa bujqve u mbetet vetëm “trash e sulës”.
Mashtrimi ndaj bujqëve po luhet me pretekstin se Serbia po i pengon fondet e Republikës së Kosovës, thuhet para bujqëve, ndërsa në të njëjtën kohë, të njëjtat fonde ndahen nga llogaria rrjedhëse e Serbisë. Kjo tregon për mungesë transparence dhe ndarje të padrejtë të mjeteve buxhetore, duke i lënë bujqit në harresë.
Ky fakt tregon sërish mungesën e vëmendjes dhe mbështetjes ndaj sektorit bujqësor nga institucionet përgjegjëse, edhe pse bujqësia mbetet një prej degëve më të rëndësishme të ekonomisë lokale.
Postimi i Enkel Rrxhepit: Faleminderit Kosovë 🇽🇰
https://www.facebook.com/share/p/1C3ABG6Va9/?mibextid=wwXIfr