Irani: Khamenei paralajmëron se s’pranojmë ngacmime – reagon pas sulmeve ndaj bazave amerikane

Publikuar 11 muaj më parë

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka deklaruar se Irani nuk pranon asnjë lloj ngacmimi nga askush “në asnjë rrethanë”. Ky reagim vjen si i pari pas sulmeve të Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe Katar.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Khamenei publikoi një imazh ku digjej flamuri amerikan, duke theksuar se Irani nuk do t’i nënshtrohet asnjë force apo presioni të jashtëm.

“Ne s’i kemi bërë keq askujt dhe nuk do të pranojmë asnjë ngacmim nga askush në asnjë rrethanë. Dhe nuk do t’i nënshtrohemi ngacmimit të askujt. Kjo është logjika e kombit iranian”, ka deklaruar ai.

📌 Burimi: BBC