Skandal i ri në Luginë: Ardita Sinani emëron Ragmi Mustafën në krye të menaxhimit të fondeve ndërkombëtare (Dokument)

Publikuar 1 vit më parë

Visar Memeti, kryetari i Alternativës për Ndryshim, ka reaguar ashpër ndaj emërimit të Ragmi Mustafës në krye të grupit punues për menaxhimin e fondeve ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë vendim si një tjetër shembull të kapjes së institucioneve për interesa personale dhe partiake.

Në një postim publik të shoqëruar me dokumente zyrtare, Memeti shkruan:

“Sandalioze! Ardita Sinani emëron Ragmi Mustafën në krye të grupit punues për menaxhimin e granteve ndërkombëtare! Pas sajdisjes së familjarëve të vet nëpër pozita kyçe, tash është radha që Ardita të shpërblejë shefin e saj.”

Sipas tij, Mustafa, i njohur për lidhjet e forta me strukturat politike të Partisë për Veprim Demokratik (PVD), ka përfituar vazhdimisht nga pushteti lokal përmes emërimeve nepotike, përfshirë familjarët e tij në komisione e borde, të financuara nga buxheti publik.

Miliona euro në duar të “ekspertit” të kontestuar

Pozita e re e Mustafës përfshin menaxhimin e fondeve që vijnë nga donatorët ndërkombëtarë, një detyrë e ndjeshme që kërkon integritet, transparencë dhe përgjegjësi të lartë. Emërimi i tij ka shkaktuar reagime të forta publike, duke vënë në pikëpyetje standardet e qeverisjes së Ardita Sinanit dhe mënyrën sesi shpërndahen resurset dhe përgjegjësitë në Komunën e Preshevës.

Memeti kritikon ashpër edhe këshilltarët e PVD-së dhe të Aleancës për Shqiptarët, të cilët, sipas tij, “vazhdojnë të kenë besim të verbër tek ‘eksperti’ i financave me përvojë shumëvjeçare”, duke legjitimuar kështu kapjen institucionale.

A1info