REAGIM I ASHPËR NDAJ PANAIRIT TË LIBRIT NË PRESHEVË – PROF. HUSAMEDIN AHMETI: “INJORIM I PASTËR, SI PIKA E LOTIT”

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 22 qershor 2025 – Profesori dhe krijuesi i njohur nga Lugina e Preshevës, Husamedin Ahmeti (Hyska), ka reaguar ashpër ndaj organizimit të Panairit të Librit në Preshevë, mbajtur më 21 dhe 22 qershor, duke akuzuar organizatorët për injorim të qëllimshëm dhe politik ndaj Shoqatës për Shkencë, Trashëgimi dhe Kulturë “Elektro Presheva” që ai drejton.

Në një reagim të publikuar, Ahmeti thekson se Shoqata, e vetmja në Luginë me botime shkencore në fushën e elektroteknikës, elektronikës dhe IT-së, nuk është përfshirë aspak në agjendën e Panairit. Ai shton se as vetë nuk është ftuar, ndonëse është autor i një kolane prej dhjetë veprash profesionale, të cilat gjenden në fondin e Bibliotekës së Qytetit.

Më poshtë gjendet reagimi i plotë i Prof. Husamedin Ahmetit:

REAGIM

Profesori Husamedin Ahmeti reagon ashpër ndaj Panairit të Librit, i cili është i kolanës së dhjetë veprave shkencore.

Në reagimin e tij thuhet:

“Në Panairin e Librit në Preshevë, organizuar më 21 dhe 22 qershor 2025, Shoqata për Shkencë, Trashëgimi dhe Kulturë ‘Elektro Presheva’ nuk është futur fare në agjendë të Panairit, bile as unë, kryetar i saj, nuk jam ftuar në çështje organizative të Panairit – edhe pse Shoqata jonë është e regjistruar në APR, ka aktet normative dhe merret me botime të librave profesionalë shkencorë dhe të zhanreve të tjera.

Mendojmë se organizatori, në këtë rast Biblioteka e Qytetit, së bashku me pushtetin lokal, e ka injoruar edhe Shoqatën edhe mua – një krijues i kolanës së 10 librave të lëmisë së elektroteknikës, elektronikës dhe të IT-së. Po ashtu, mendojmë se ky injorim është i qëllimshëm dhe politik nga ana e organizatorëve. Kjo shihet qartë me mosftesën për bashkëpunim dhe bashkërendim të Panairit.

Presheva është një qytet i vogël dhe njihemi shumë mirë në mes veti. Biblioteka e Qytetit i ka të gjitha botimet e mia, prandaj çdo arsyetim nuk pin ujë – pos atij që është një injorim i pastër, si pika e lotit.

Në Panair ftohen të gjithë ata njerëz që mbajnë në supe kulturën e kësaj pjese, që kanë punuar dhe kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturë – njerëz me background të pasur kombëtar dhe ndërkombëtar – në mënyrë që Panairi të jetë ashtu siç duhet dhe siç i ka hije, e jo fillestarë në krijime e në kulturë.

Me këtë akt të injorimit, shihet qartë se ky Panair është Panair politik, meqenëse organizator është pushteti lokal, biblioteka si themeluese nga komuna – përjashto ‘Albasin’, e cila është shtëpi botuese serioze.

Në të ardhmen presim kohë më të mira, që Panairin ta organizojnë ata që meritojnë ta organizojnë – njerëzit me peshë në kulturë, shkencë dhe letërsi – e në asnjë mënyrë bartës të jenë politika, e cila nuk e ka ndihmuar kulturën dhe botimet e krijuesve.

P.S. Shoqata jonë ka marrë pjesë si e ftuar edhe në Panairin e Prishtinës, tri vjet radhazi me mbishkrimin e stendës “Lugina e Preshevës”, dhe atë të Tiranës. Është ftuar sepse atje njohin dhe gjurmojnë vlera letrare dhe shkencore – ndërsa në qytetin e saj, jo. Pa koment. Këtë le ta gjykojnë lexuesit dhe popullata.”

Reagimi i profesorit Ahmeti ka hapur debat të ri mbi politizimin e aktiviteteve kulturore në Preshevë, si dhe për përjashtimin e krijuesve të dëshmuar nga platformat e promovimit publik. Deri më tani, nuk ka një përgjigje zyrtare nga organizatorët e Panairit.

A1 info