Vuçiq paralajmëron paradë ushtarake dhe zbulon blerje të fshehta armësh: “Serbia do të jetë e pamposhtur

Publikuar 1 vit më parë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se vendi i tij ka përforcuar dhe modernizuar ndjeshëm ushtrinë në muajt e fundit, përmes blerjeve të fshehta të armëve dhe pajisjeve ushtarake të avancuara. Në një intervistë për TV Prva të premten, Vuçiq njoftoi se në shtator do të organizohet një paradë madhështore ushtarake, ku do të prezantohen publikisht pajisje dhe armë që, sipas tij, “shumë nuk e dinë se i kemi”.

“E kemi mbajtur të fshehtë, e kemi ruajtur dhe e kemi sjellë nëpërmjet të gjitha llojeve të kanaleve. Janë shumë pak njerëz – ndoshta pesë – që e dinë për këtë armatim”, deklaroi Vuçiq.

Ai tha se qytetarët e Serbisë do të ndihen krenarë kur të shohin ndryshimet e mëdha në Forcat e Armatosura, duke theksuar se në paradë do të prezantohen “shumë tipe dronësh” dhe armatim modern që do ta bëjnë Serbinë “të pamposhtur dhe të pathyeshme”.

Megjithatë, Vuçiq mohoi se Serbia paraqet kërcënim për fqinjët, por theksoi se nuk duhet nënvlerësuar bashkëpunimi ushtarak mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës. “Do të ishte marrëzi të nënvlerësohej kjo aleancë,” tha ai.

Deklaratat e Vuçiqit vijnë në një kohë tensioni të vazhdueshëm në rajon, dhe paradoksalisht, nën premtimin për paqe, ai paralajmëron rritje të fuqisë ushtarake dhe investime të mëdha në mbrojtje.