Trump ende pa vendim për sulm ndaj Iranit, dëshiron të shmangë përfshirjen në konflikt

Publikuar 12 muaj më parë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar në lidhje me një sulm të mundshëm ndaj Iranit, ndërsa përplasjet midis Izraelit dhe Iranit vijojnë të përshkallëzohen. Ai theksoi se nuk dëshiron të përfshihet në një konflikt në Lindjen e Mesme, duke u shprehur se do të marrë vendimin final “në sekondën e fundit”, për shkak të pasigurisë dhe dinamikës së luftës.

Gjatë pritjes së ekipit të Juventusit në Zyrën Ovale, Trump komentoi mbi tensionet e ditëve të fundit, duke i cilësuar sulmet si intensive dhe shkatërruese. Ai gjithashtu u shpreh se Irani është shumë pranë zhvillimit të armëve bërthamore dhe se SHBA-ja synon një fitore të plotë dhe të sigurt, që do të thotë: asnjë armë bërthamore për Iranin.

Presidenti po ashtu bëri me dije se zyrtarë iranianë kishin shprehur interes për të zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë, por sipas tij, “tani është shumë vonë” për të nënshkruar marrëveshje që më parë konsideroheshin të drejtë. Megjithatë, dera për një vizitë të tillë mbetet e hapur.

Në përplasje të drejtpërdrejta, Irani ka reaguar ndaj sulmeve të Izraelit me raketën “Khorramshahr”, ndërsa situata në Lindjen e Mesme mbetet e tensionuar dhe e paparashikueshme.