VISAR MEMETI :NJË TJETËR SHPËRBLIM NGA RAGMI MUSTAFA PËR VËLLAUN E TIJ TË VOGËL!!!
Kryetari i APN-së Visar Memeti zbulon skandali ne radhës së Ragmi Mustafës, lidhur me tenderët e përshpejtuar për vëllezërit e tij, lidhur me rrymë dhe gjithçka që ka të bëj me rrymë.
Ai në faqen e tij në Fb., shkruan:
“Disa ditë më parë, në cilësinë e këshilltarit të Kuvendit Komunal, u jam drejtuar NP “Moravica” për qasje në informata të rëndësisë publike. Konkretisht, kërkova kontratën që lidhet me mbikëqyrjen e mirëmbajtjes dhe rekonstruimit të ndriçimit publik në territorin e komunës së Preshevës, meqenëse që nga ky vit kjo kompetencë i është kaluar NP “Moravica”.
Sot mora përgjigje, dhe çfarë del? Përsëri e njëjta skemë! Gjithçka që ka të bëjë me rrymë, ndriçim publik dhe tenderë, është lidhur drejtpërdrejt me Ragmi Mustafën dhe vëllaun e tij!
Edhe te ndricimi publik, Ragmi Mustafa ka shpërblyer vëllaun e tij, duke e kontraktuar për mbikqyrjen e mirëmbajtjes dhe rekonstruimit të ndricimit publik në komunën e Preshevës, ku vlera e kësaj kontrate është me PËRQINDJE, praktikë kjo që Ragmi Mustafa e ka ndjekur edhe në të kaluarën.
Ky është një tjetër skandal që Ragmi Mustafa qartë i favorizon dhe i sajdisë familjarët e tij, kur është në pyetje paraja publike”.
A1info