Reagim i Sami Salihut: Fshatrat të mbuluar nga mbeturinat, pushteti lokal në heshtje

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë, 11 qershor 2025 Aktivisti Sami Salihu ka reaguar ashpër ndaj gjendjes alarmante në disa fshatra të komunës së Preshevës, ku, sipas tij, pushteti lokal po tregohet krejtësisht i paaftë dhe i shkëputur nga realiteti.

“Në krye të komunës kemi një kryetare të paaftë, më shumë e dhënë pas fotografisë sesa punës reale. Pushteti lokal po e neglizhon skajshmërisht gjendjen në terren,” ka deklaruar Salihu.

Sipas tij, fshatrat Rahovicë, Raincë dhe disa vendbanime të tjera po mbyten në mbeturina tash e tri javë, në kushte të rënda klimatike, duke rrezikuar seriozisht shëndetin publik. Ai shton se, përkundër gjendjes në terren, nuk ka asnjë reagim institucional, ndërsa “mbeturinat janë shpërndarë gjithandej dhe institucionet heshtin.”

Salihu gjithashtu ka akuzuar udhëheqësit komunalë për shfrytëzim të pozitave për interesa personale, duke i quajtur premtimet e tyre “boshe dhe fyese për qytetarët”.

“Moravica nuk është vend për të harruar. Qytetarët meritojnë ambient të pastërt dhe shërbime dinjitoze, jo neglizhencë e përbuzje,” përfundon reagimin e tij Sami Salihu.

A1 indo