KALENDARI HISTORIK
Më 11 qershor 1184 p.e.s. – Lufta trojane: Troja shkatërrohet dhe digjet – kjo datë sipas përllogaritjeve nga Eratosthenes. Në mitologji, Lufta e Trojës u zhvillua kundër qytetit të Trojës nga Achaeans pasi Parisi i Trojës rrëmbeu Helenën nga burri i saj Menelaus, mbret i Spartës. Historia e kësaj lufte është transmetuar përmes shumë veprave letrare, kryesisht “Iliadës” së Homerit. “Iliada” ka të bëjë me vitin e fundit të rrethimit të Trojës; vazhdimi i saj, “Odisea”, përshkruan udhëtimin e Odiseut për në shtëpi (Itakë). Pjesë të tjera të luftës janë përshkruar në cikël poemash epike, fragmente që kanë mbijetuar dhe vepra të tjera të letërsisë klasike, përfshi Virgjilin dhe Ovidin. Njerëzit e lashtë mendonin se Lufta e Trojës ishte ngjarje e vërtetë që kishte ndodhur në shekullin e 13-të apo 12-të pes; ata besonin se Troja ndodhej në afërsi të Dardaneleve, në Azinë e vogël. Me kalimin e shekujve, ngjarja u shndërrua në mit dhe deri në mesin e shekullit të XIX, lufta dhe qyteti i Trojës besoheshin gjerësisht të ishin fantazi. Në 1868, arkeologu gjerman Heinrich Schliemann zbuloi rrënojat e Trojës në Hissarlik, Turqi – kjo është pranuar nga shumica e dijetarëve dhe që nga ajo kohë Lufta e Trojës konsiderohet ngjarje e vërtetë; megjithëse zhvillimet që pasuan, siç janë përhapja e trojanëve nëpër botë dhe themelimi prej tyre i qytetërimeve të reja, mbulohen nga mite – thuajse çdo popull në Evropë pretendon se ka prejardhje trojane.
A1info