🚨 SKANDAL I RADHËS NË KOMUNËN E PRESHEVËS: RAGMI MUSTAFA SHPËRBLEN VËLLAUN ME 8 TENDERË TË PËRSHPEJTUAR! 🚨 DOKUMENT
Në një tjetër aferë tronditëse që zbulon thellësinë e korrupsionit në Komunën e Preshevës, Ragmi Mustafa, zëvendës kryetar i komunës, i ka dhënë vëllait të tij, inxhinier elektroteknik të licencuar, 8 tenderë me procedurë të përshpejtuar për zgjerimin dhe rekonstruimin e rrjetit elektrik, me një vlerë prej mbi 3 milionë dinarë!


Sipas dokumenteve të Administratës Komunale, këto tenderë janë dhënë kompanisë ku operon vëllai i Mustafa-s, e cila zyrtarisht zotërohet nga një serb nga Vraja.
Ky skandal nxjerr në pah jo vetëm nepotizmin dhe mungesën e transparencës, por edhe dështimin e mekanizmave të kontrollit në institucionet lokale.
Alternativa dhe Visar Memeti kanë qenë prej kohësh zëra kritikë kundër kësaj “pangopurie” të pushtetit që ushqen korrupsionin dhe injoron interesat e qytetarëve.
Presheva meriton qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme, dhe tani është koha që opozita dhe qytetarët të bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe transparencë!
#StopNepotizmit #StopKorrupsionit #Presheva #Alternativa #VisarMemeti #Tenderë #Drejtësi
A1 info