Kandidati për president të Kolumbisë qëllohet në kokë gjatë fushatës – është në gjendje kritike

Publikuar 12 muaj më parë

Bogotá, 8 qershor 2025 – Kandidati për president të Kolumbisë, Miguel Uribe Turbay, është qëlluar tri herë – dy herë në kokë – gjatë një aktiviteti elektoral në kryeqytetin Bogotá, raporton BBC, transmeton Kona.net, përcjell A1 Info.

Sulmi ndodhi të shtunën, teksa 39-vjeçari Uribe po mbante një fjalim para një grupi të vogël njerëzish në një park të qytetit. Policia ka arrestuar një të dyshuar 15-vjeçar në vendngjarje, sipas mediave lokale.

Gruaja e tij, Maria Claudia Tarazona, u ka bërë thirrje qytetarëve që të luten për jetën e bashkëshortit të saj.

“Miguel aktualisht po lufton për jetën e tij. Le t’i lutemi Zotit”, ka thënë ajo.

Pamjet e publikuara në media tregojnë momentin kur Uribe u qëllua në kokë në mes të fjalimit, duke shkaktuar panik në mesin e të pranishmëve.

Partia e tij, Centro Democrático, e ka dënuar ashpër sulmin, duke e cilësuar atë si një kërcënim serioz për demokracinë dhe lirinë në Kolumbi.

“Kjo është një goditje ndaj proceseve demokratike dhe një alarm për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve politikë,” thuhet në reagimin e partisë.

Autoritetet kolumbiane ende nuk kanë dhënë detaje mbi motivin e sulmit, ndërsa gjendja shëndetësore e Uribe mbetet kritike dhe e paqëndrueshme.