8 QERSHORI-DITA BOTËRORE E OQEANEVE
Dita Botërore e Oqeaneve, e cila mbahet çdo vit në 8 qershor, është caktuar nga Kombet e Bashkuara për të festuar dhe mbrojtur oqeanet.
Dita Ndërkombëtare e Oqeaneve ofron mundësi që të kyçemi drejtpërdrejtë në mbrojtjen e të ardhmes sonë, përmes iniciativave qytetare – pastrimi i plazheve, programet edukuese, gara, festivale, si dhe ngjarjet e aktivitetet e ndryshme, ndihmojnë në ngritjen e vetëdijes se sa i rëndësishëm është oqeani për jetën tonë. Këtë vit, tema është “Oqeanet tanë, e ardhmja jonë”.
Kur mendojmë për rreziqet e shëndetit publik, mund të mos mendojmë për oqeanin. Sidoqoftë, gjithnjë e më shumë, shëndeti i oqeanit është i lidhur ngushtë me shëndetin tonë. Disa mund të jenë të befasuar kur lexojnë se organizmat e zbuluar në thellësi ekstreme përdoren për të shpejtuar zbulimin e COVID-19, dhe ndoshta edhe më shumë për të mësuar se, është ambienti që mund t’i japë një zgjidhje njerëzimit.
Kjo është një nga arsyet e shumta pse duhet të festojmë Ditën Botërore të Oqeaneve: të kujtojmë të gjithëve për rolin kryesor që kanë oqeanet në jetën e përditshme. Oqeane janë mushkëritë e planetit tonë, duke siguruar pjesën më të madhe të oksigjenit që thithim. Qëllimi i Ditës është të informojë publikun për ndikimin e veprimeve njerëzore në oqean.
Oqeanet janë burim kryesor i ushqimit dhe ilaçeve dhe një pjesë kritike e biosferës. Në fund të fundit, është një ditë për të festuar së bashku për bukurinë, pasurinë dhe premtimin e oqeanit.
A1info