KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 vit më parë

Më 7 qershor 1864 – SHBA; Abraham Linkoln ri-emërohet për president nga Partia Republikane – në mes të Luftës Civile, Shtetet e Bashkuara po zhvillonin fushatë presidenciale – qyteti Baltimore, Maryland, ishte në qendër të vëmendjes si vend-ndodhja e Kuvendit të Partisë Republikane. Me këtë ri-emërim, Linkolnit i jepej mundësia për të përfunduar punën që kishte filluar për ruajtjen e bashkimit të vendit. Në ditën pas Kuvendit, në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë, Abraham Linkolni priti disa delegatë që kishin ardhur për ta uruar. Presidenti, njeriu që gjithmonë kishte një anekdotë apo shaka për të treguar, u tha vizitorëve: “Nuk e lejoj veten të arrijë në përfundimin se u ri-emërova pasi jam njeriu më i mirë në Amerikë, por mendoj se jam si ai fermeri i një përralle të vjetër holandeze, i cili e këshilloi shokun e tij se ‘nuk është mirë t’i ndërrosh kuajt kur je duke kaluar lumin’ – kështu edhe presidenti nuk duhej ndërruar në mes të luftës.

A1info