Presidenti Stjepan Mesiq shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

Publikuar 1 vit më parë

Gjilan, 6 qershor 2025 – Me iniciativë të Kryetarit të Kuvendit Komunal të Gjilanit, z. Kushtrim Kadriu, dhe në bashkëpunim të ngushtë me veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Idris Sulejmani, sot Kuvendi i Gjilanit ka shpallur Presidentin Stjepan Mesiq “Qytetar Nderi” të qytetit.

Presidenti Stjepan Mesiqë me Kryesuesin e Kuvendit Kushtrim Kadriu

Ky vlerësim i veçantë iu dha Presidentit Mesiq në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në përkrahje të popullit shqiptar, veçanërisht gjatë periudhave të ndjeshme historike për Kosovën dhe rajonin. Ai është vlerësuar si një nga zërat më të fuqishëm për paqe, drejtësi dhe bashkëjetesë në Ballkan.

Në ceremoninë solemne të mbajtur në ambientet e Kuvendit Komunal, u theksua se ky vendim reflekton respektin e thellë që qyteti i Gjilanit ka për figurat që kanë mbështetur popullin shqiptar në rrugëtimin e tij për liri dhe dinjitet.