KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 vit më parë

Më 28 maj të vitit 1830, presidenti Endrju Jackson nënshkroi aktin për zhvendosjen e Indianëve.
Kjo masë nënkuptonte dëbimin e indianëve nga territoret e tyre pyjore në lindje e në jug të vendit dhe dërgimin e tyre në një territor të sapokrijuar indian në Oklahoma në perëndim.
Presidenti Xhekson mendonte se kishte arësye të forta për risistemimin e indianëve, përfshirë konfliktet ndërmjet indianëve dhe të bardhëve. Disa prej këtyre konflikteve ishin rezultat i vendosjes së paligjshme të të bardhëve në rezervatet indiane të garantuara përmes traktateve të nëshkruara nga qeveria.
Trysnia politike për të zhvendosur indianët u rrit edhe më tepër, kur u zbuluan rezerva ari në territorin Sheroki të Gjeorgjisë në vitin 1829. Akti i Zhvendosjes së Indianëve nuk mori parasysh traktatet me fiset Koktas, Çikasas, Creeeks, Sherokees dhe Seminolët

A1info