27 MAJI-DITA NDËRKOMBËTARE E MJEKËSISË SË URGJENCËS

Publikuar 11 muaj më parë

27 Maji është Dita Ndërkombëtare e Mjekësisë së Urgjencës, e shpallur katër vjet më parë nga Shoqata Evropiane e Mjekësisë së Urgjencës (EuSEM), me qëllim promovimin e Mjekësisë së Urgjencës në mbarë botën. Shoqata Shqiptare e Urgjencës Mjekësore (SHUM) është anëtare e EuSEM që nga viti 2015. Në këtë ditë synohet që të rritet ndërgjegjësimi i mbarë popullatës në lidhje me rolin dhe funksionin e mjekësisë së Urgjencës, rëndësinë dhe përparësitë e sistemeve të mirëorganizuara të Mjekësisë Emergjente, të menaxhuara nga mjekë specialistë të Urgjencës, në shpëtimin e jetëve njerëzore dhe në uljen e shkallës së paaftësisë pas urgjencave mjekësore. Mjekët specialistë të Urgjencës, zotërojnë njohuritë dhe aftësitë bazë për të trajtuar problemet akute shëndetësore të pacientëve, janë të aftë të caktojnë përparësitë në trajtim dhe kujdes, të kordinojnë dhe drejtojnë veprimtarinë e tyre për t’u kujdesur për shumë pacientë në të njëjtën kohë, në situata kur nevojat për kujdes mjekësor të urgjencës, janë më të mëdha se mundësitë e kujdesit. Specialiteti i Mjekut të Urgjencës është një specialitet relativisht i ri në botë, i certifikuar për herë të parë në SHBA në vitet ‘70.
Të gjitha hallkat e Sistemit të Shërbimit e Urgjencës Mjekësore janë të hapura në çdo kohë, në çdo orë të ditës apo natës, në çdo ditë të javës. Të gjithë profesionistët e kujdesit mjekësor të urgjencës, mjekë, infermierë, personel ndihmës, janë gjithmonë pranë jush, edhe në mes të natës, edhe gjatë festave, edhe kur atyre u mungojnë mjetet e duhura mbrojtëse ose kur janë me personel të pamjaftueshëm.

A1info