PSE KRYEMINISTRI NË DETYRË PO IU IKË PYETJEVE TË GAZETARËVE?!

Publikuar 11 muaj më parë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kohë që po ju ikë pyetjeve të gazetarëve, të cilët, para fillimit të cirkut të seancave të njëpanjëshme të dështuara, nuk po ju jep asnjë prononcim, qoftë të shkurtër, apo ndonjë adresim para qytetarëve të Kosovës, së paku atyre që e kanë votuar, por po qëndron larg syrit të kamerave dhe interesimit të gazetarëve.
Është tejet shqetësues ky fakt, kur në botën e civilizuar dhe kudo në Ballkan, politikanët apo bartësit e shtetit japin prononcime për zhvillimet në shtetet e tyre, qoftë pozitive apo edhe negative, në mënyrë që popullata të njoftohet për zhvillimet në shtetin e tyre, por kjo për fat të keq po injorohet nga kryeministri në detyrë!

PSE HESHTJE?

Është shumë e ditur se kryeministri në detyrë, tani deputeti Albin Kurti nuk ka se çfarë ju servon gazetarëve dhe opinionit, kur ka ngërç politik në vend, të cilën ministrant e tij në detyrë para gazetarëve mundohen t’ja hedhin fajin opozitës për ngërçin e krijuar, gjoja pa dashjen e tyre, duke e ditur mirëfilli që nuk është i gjithë faji i opozitës, por edhe fituesja e zgjedhjeve ka faijin e saj për kryeneqësi dhe moslëshim pe për ta zgjedhur kryeparamentarin dhe ndihmëskryeparlamentarët tjerë e për të vijuar më pas edhe me zgjedhjen e kryetarit të qeverisë deri në krijim të një pushteti stabil për të ecur nëpër kohë si një shtet demokratik.
Një fjalë popullore thotë: “Nëse budallenjtë nuk lëshojnë pe, atëherë duhet të menqurit ta bëjnë atë” për hirë të shtetit dhe të kombit në përgjithësi.

IKJA NGA PËRGJEGJËSIA!

Ikja nga përgjegjësia është e keqe për shtetin dhe ai që mohon gazetarët, i nëpërkëmbë ata dhe fjalën e lirë dhe nuk merr përgjegjësi për të dalur përpara tyre, padyshim se është fajtor, sepse nuk mund të ketë dhe nuk ka askund në botë gazetarë të zgjedhur që duhet t’i shkojnë për shtati një politikani apo një subjekti politik, bile të tillët nuk mund të quhen gazetarë e as analistë, sepse e mbysin kodeksin gazetaresk.
Sikurse në seancat paraprake, edhe në seancën e 21-të që u mbajt të dielën për konsitutimin e Kuvendit të Kosovës, kryeministri në detyrë dhe deputeti i LVV-së, Albin Kurti iu shmang sërish gazetarëve. Ai zgjodhi të hynte në Kuvend përmes një rruge alternative duke iu ikur kështu gazetarëve që e prisnin në hyrjen e kryesore. Pse kjo ikje. Pse kjo frikë?!
Kjo ikje e tij nga gazetarët krijon fajësinë e tij dhe të partisë që e udhëheq karshi informimit të drejtë të qytetarëve dhe trajtimi korrekt i gazetarëve nga një burrështetas, siç është kryeministri në detyrë.
Urojmë që në seancën e radhës të bëhet zgjedhja e kryeparlamentarit dhe trajtimi korrekt i gazetarëve dhe i mediumeve nga kryeministri.
Faji është dhe ngelet jetim, por fajin duhet ta ndajnë të dy taborret dhe të merren vesh për zhbllokimin dhe mbarëvajtjen e konstituimit të parlamentit dhe të Qeverisë.

Redaksia