Stjepan Mesiq do të shpallet Qytetar Nderi i Gjilanit
Gjilan, maj 2025 Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, do të nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Komunës së Gjilanit gjatë muajit qershor, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të vazhdueshëm ndaj çështjes shqiptare dhe përkushtimin ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
Lajmin për A1 Info e bën të ditur shefi i protokolit të presidentit Mesiq, Idris Sylejmani, duke theksuar se iniciativën për këtë nderim e ka ndërmarrë Lëvizja “Vatra”, e udhëhequr nga kryetari i saj, Kushtrim Kadriu.

“Përmes këtij vendimi, nderojmë një figurë politike që ka qenë krah i drejtësisë, zë i së vërtetës dhe mbështetës i popullit shqiptar në momente të rëndësishme historike,” thuhet në arsyetimin e nismës.
Ceremonia zyrtare e dorëzimit të titullit pritet të mbahet në një seancë solemne të Kuvendit Komunal të Gjilanit, ku pritet të marrin pjesë personalitete të njohura nga vendi dhe rajoni.
A1 info