Akuza për diskriminim në ndarjen e bursave – Rinor Krasniqi kritikon KKSH-në

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë – Rinor Krasniqi, ish-këshilltar i PVD-së, ka reaguar publikisht ndaj mënyrës së ndarjes së bursave studentore nga Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH), duke e akuzuar këtë institucion për diskriminim ndaj të rinjve që nuk i përkasin të njëjtës linjë politike.

“Studentët janë zemra e një kombi. Barazia e tyre nuk matet me fjalë, por me vepra,” shkruan Krasniqi në një postim publik, ku ai shpreh shqetësimin për, siç thotë, shkelje të kritereve të vendosura vetë nga KKSH.

Sipas tij, refuzimet që pasuan publikimin e listës preliminare për bursat e financuara nga linja buxhetore e Republikës së Kosovës janë dëshmi e padrejtësisë institucionale.

“Shpresoj në rishikimin e drejtë të listës, sepse e ardhmja e një kombi nuk ndërtohet mbi padrejtësi, por mbi besim dhe meritë,” përfundon ai.

Deri tani, KKSH nuk ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me këto akuza.

Refuzimi i kërkesës nga KNSh