Ramadani akuzon pushtetin për hipokrizi dhe mungesë transparence për projektin në Zhunicë
Ish-kryeshefi i administratës komunale, Hevzi Ramadani, ka reaguar ndaj planeve për ndërtimin e transferstacionit për mbeturina në fshatin Zhunicë, duke akuzuar pushtetin aktual për mungesë transparence dhe sjellje hipokrite.
https://www.facebook.com/share/p/1ETsEPUfZo/?mibextid=wwXIfr
Sipas tij, partitë që dikur kundërshtonin fuqishëm këtë projekt dhe frymëzonin banorët për ta refuzuar, sot janë duke e shtyrë përpara me zell, por në mënyrë të fshehtë.
“Atëherë kanë bërë politikë, sot po e marrin seriozisht. Por pa përfshirje të banorëve dhe pa njoftime zyrtare,” – tha Ramadani.
Ai kujton se vendimi për lokacionin në Zhunicë ishte marrë vite më parë vetëm si një masë paraprake, ndërsa tani po përdoret si bazë për të realizuar projektin pa konsultim publik.
Ramadani kërkon reagim nga Bashkësia Lokale, duke theksuar se ekziston një peticion i mëhershëm kundër këtij ndërtimi dhe se procesi aktual po zhvillohet larg syve të qytetarëve.