Komuna e udhëhequr nga Ardita Sinani ndërmerr hapa drejt menaxhimit të mbeturinave
Në kuadër të angazhimeve për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, Kryetarja e Komunës, Ardita Sinani, ka bërë të ditur se është intensifikuar puna në kuadër të programit “Integrated Solid Waste Management Programme Serbia”, një projekt madhor i mbështetur nga KfW-ja Gjermane dhe Ministria e Ndërtimtarisë.
Programi parashikon dy ndërhyrje kyçe që do të ndikojnë rrënjësisht në menaxhimin e mbeturinave në komunë:
Mbylljen e deponisë së egër, një hap thelbësor për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik; Ndërtimin e një transferstacioni modern, i cili do të sigurojë trajtim të sigurt dhe efikas të mbeturinave deri në vitin 2026.
“Ky është një hap konkret drejt standardeve evropiane dhe një investim i drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës për qytetarët tanë,” deklaroi Sinani.
Ajo shprehu mirënjohje për partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në këtë proces transformues që shënon një etapë të re në menaxhimin e qëndrueshëm të mbeturinave në komunë.
A1 info