đŸŸ„ KĂ«shilltari Komunal Almin Shaqiri paralajmĂ«ron kolaps financiar nĂ« KomunĂ«n e PreshevĂ«s

Publikuar 1 vit më parë

Këshilltari komunal nga radhët e opozitës, Almin Shaqiri, ka lëshuar një paralajmërim serioz për një kolaps të mundshëm financiar në Komunën e Preshevës, duke akuzuar pushtetin lokal për paaftësi dhe keqmenaxhim.

NĂ« njĂ« postim publik, Shaqiri ka shkruar se komuna rrezikon tĂ« futet nĂ« njĂ« “humnerĂ« financiare”, ku nuk do tĂ« jetĂ« e mundur tĂ« sigurohen as pagat e punĂ«torĂ«ve e as tĂ« mbulohen shpenzimet bazĂ« si energjia elektrike dhe furnizimet e tjera komunale.

đŸ—Łïž “NĂ« ditĂ«t nĂ« vijim, komuna e PreshevĂ«s nga paaftĂ«sia e udhĂ«heqjes nga dyshja famĂ«keqe PVD–SH do tĂ« hyjĂ« nĂ« njĂ« kolaps financiar. Nuk do tĂ« ketĂ« paga, nuk do tĂ« mund tĂ« mbulohen as shpenzimet e rrymĂ«s, vetĂ«m foto tĂ« dĂ«shtimit dhe buzĂ«qeshje tĂ« rreme,” ka deklaruar ai.

Sipas tij, situata ka ardhur si pasojë e harxhimeve të mëdha dhe të paarsyeshme gjatë periudhës së organit të përkohshëm në komunë, ku pretendohet se janë shpenzuar mbi 2 milion euro brenda vetëm dy muajve.

đŸ”ș Shaqiri gjithashtu ka akuzuar se tĂ« njĂ«jtat praktika tĂ« keqpĂ«rdorimit tĂ« fondeve janĂ« aplikuar mĂ« herĂ«t edhe me Fondin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, duke theksuar ngjashmĂ«rinĂ« me menaxhimin aktual tĂ« buxhetit komunal nĂ« PreshevĂ«.

📉 NĂ« fund tĂ« deklaratĂ«s sĂ« tij, ai pĂ«rmend njĂ« bllokadĂ« tĂ« mundshme tĂ« plotĂ« tĂ« funksionimit tĂ« komunĂ«s, nĂ«se nuk merren masa urgjente pĂ«r tĂ« ndalur keqmenaxhimin dhe pĂ«r tĂ« vendosur kontroll mbi financat publike.