🟥 Kërcënohet me jetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një kërcënim me jetë përmes një mesazhi elektronik.
Lajmin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, i cili ka bërë të ditur se rasti tashmë është paraqitur tek autoritetet përkatëse për hetim të mëtutjeshëm.
🔍 Përmbajtja e e-mailit, e cila është publikuar pjesërisht, përmban gjuhë të rëndë dhe kërcënime të drejtpërdrejta ndaj Presidentes Osmani. Mesazhi përfshin fjalë fyese, kërcënime për jetë dhe etiketime denigruese.
🛑 Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare për autorin apo autorët e mundshëm që qëndrojnë prapa këtij akti kërcënues.
Institucionet e sigurisë pritet të ndërmarrin veprimet e nevojshme për identifikimin dhe ndëshkimin e personave përgjegjës. Ndërkohë, reagimet e para publike nga Presidenca dhe shoqëria civile pritet të pasojnë në orët dhe ditët në vijim.
Ky nuk është rasti i parë kur figurat më të larta institucionale në Kosovë përballen me kërcënime, ndërsa organet e rendit vazhdimisht kanë theksuar gatishmërinë për të reaguar në mbrojtje të sigurisë së përfaqësuesve shtetërorë dhe rendit kushtetues.
📌 a1 info