Vuçiç nga skena në Nish: “Piksi, shko në Shqipëri dhe fito ndaj tyre”

Publikuar 1 vit më parë

Në një tubim masiv të mbajtur në qytetin e Nishit nga Partia Përparimtare Serbe (SNS), Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka përfshirë edhe sportin në retorikën e tij politike, duke i drejtuar një mesazh të drejtpërdrejtë trajnerit të kombëtares serbe të futbollit, Dragan Stojković – Piksi.

Gjatë fjalimit të tij para mijëra të pranishmëve, Vuçiç falënderoi Piksin për praninë e tij në tubim, duke theksuar se ndryshe nga shumë të tjerë, ai nuk është “fshehur”.

“Shumë njerëz nga Nishi harrojnë se çfarë është bërë. Por unë e pashë atë pak kohë më parë dhe tani po e shoh sërish – ju lutem duartrokisni trajnerin e Serbisë, Dragan Stojković Piksi. Një legjendë e Nishit që nuk u fsheh si të tjerët, por erdhi sonte këtu me ne”, tha Vuçiç nga skena.

Më tej, presidenti serb e përdori momentin për t’i dhënë Piksit një porosi publike për ndeshjen e ardhshme të Serbisë ndaj Shqipërisë:

“Në qershor ose korrik, luani atje kundër Shqipërisë – t’i mposhtësh ata!”, tha Vuçiç me një ton të theksuar.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet rajonale dhe ngarkesa nacionaliste rreth sportit janë shpesh të pranishme në diskursin publik. Përfshirja e trajnerit të ekipit kombëtar në një aktivitet politik, si dhe referenca e drejtpërdrejtë ndaj një ndeshjeje me Shqipërinë, ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale dhe në opinionin publik rajonal.

Ndërkohë, përfaqësues të Federatës së Futbollit nuk kanë komentuar ende mbi deklaratën. Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë është paraparë të zhvillohet gjatë fazës së grupit në kuadër të kampionatit evropian që do të mbahet këtë verë.

A1 info