Në emër të dëshmorëve por kundër familjeve të tyre: Hipokrizia nuk mbulohet me lule. Kthene Rrushen në punë!

Publikuar 11 muaj më parë

Dje në Rahovicë, 14 maj 2025 Në vendin ku dhimbja është e gjallë, ku kujtimi për bijtë e rënë të UÇPMB-së është më i fortë se koha, dje u mbajt një akademi përkujtimore në nder të dëshmorëve. Pjesëmarrës ishin përfaqësues institucionalë, përfshirë edhe kryetaren e Preshevës, znj. Ardita Sinani dhe zëvendëskryetarin Ragmi Mustafa.

Por, në një kthesë të pazakontë dhe domethënëse, nuk iu dha fjala asnjërit prej tyre. As fjalim protokollar, as fjalë nderimi. Heshtje.

Kjo heshtje nuk ishte gabim organizativ. Ishte qëndrim. Ishte mesazh. Ishte refuzim i qartë për ata që flasin për dëshmorët, por veprojnë kundër trashëgimisë së tyre.

Sepse siç thotë fjala e urtë shqiptare: “Edhe hasmit, po të të vijë në konak, ia hap derën.” Rahovicasit ia hapën derën, por jo për ta nderuar për t’ua bërë të qartë se besimi ka vdekur, fytyra u ka rënë, dhe emri i dëshmorit nuk është më mburojë për hipokrizinë tuaj.

Kush flet për dëshmorët, por përzë fëmijët e tyre nga puna është tradhtar moral.

Si mund të dilni para lapidarit të Shaban Shahinit, kur djalin e tij e keni larguar nga puna pa mëshirë? Si guxoni të derdhni lotë të rremë para varreve të dëshmorëve, kur motrën e një dëshmori të rënë në moshën 13-vjeçare, Riza Ibrahimi, e keni nxjerrë në rrugë, pa bukë, pa drejtësi?

Para lapidarit të Shaban Shahini!

Rrushja, e cila mbeti invalide nga plumbat e kësaj lufte në lule të rinisë, Rrushja që qëndroi heroikisht në mbrojtje të atdheut dhe pragut të shtëpisë nuk mbajti fjalim. Por lotët e saj, duke vendosur një tufë me lule pranë lapidarit, thanë më shumë se gjithë zhurma boshe e pushtetarëve që s’kanë më as turp e as ndërgjegje.

Dhe më e rëndë se kaq: Këto largime nuk janë gabime teknike. Janë hakmarrje politike, janë pastrim institucional kundër atyre që nuk i përulen pushtetit të turpshëm, të papërgjegjshëm dhe të pabesë. Po vritni dytë herë ata që dhanë jetën tani duke dhunuar të gjallët që i lanë pas.

Ky pushtet nuk po qan dëshmorët po qan votat e veta!

Kur i shohim këta udhëheqës që “qahen” para lapidarit, të veshur me flamurin dhe gënjeshtrën, e kupton se lotët nuk janë për të rënët, por për vetveten sepse po humbasin terren, besim dhe fytyrë.

Pushteti i emëruar nga Beogradi nuk vjen më vetëm nga Ivica Daçiqi. Tani po e bartin vetë shqiptarët që harrojnë kush i solli këtu, harrojnë gjakun, harrojnë amanetin. Ata që sot flasin në emër të UÇPMB-së, janë të njëjtit që nesër u heqin bukën fëmijëve dhe motrave të dëshmorëve.

Vendimi i emrit të Ragmi Mustafës nga Ivica Daçiq

Dje, Rahovica bëri një gjest që duhet të trondisë ndërgjegjen tonë kombëtare: ju la pa fjalë. Jo sepse nuk kishit çfarë të thoni, por sepse nuk kishit më të drejtë të flisni.

Ky ishte mesazhi i heshtur: “Keni ardhur, por vendi nuk është më për ju. Jo për ata që përzënë motrat e dëshmorëve. Jo për ata që përdorin emrin e tyre për vota, por i shkelin përditë në punë, në institucione, në shpresë.”

Nuk mund të ndërtoni asnjë të ardhme duke përbuzur ata që dhanë jetën për liri

Kjo që po ndodh është krim moral. Turp historik. Tradhti ndaj vetë themeleve të lirisë sonë. Sepse nuk ndërtohet drejtësi mbi padrejtësi. Nuk nderohet dëshmori duke përzënë fëmijët dhe motrat e tyre nga vendi i punës. Nuk ndërtohet bashkëjetesë duke harruar gjakun.

Në vend të qirres para lapidarëve, bëjeni një akt të vetëm të ndershëm: kthejeni Rrushen në punë, ju që e përzutë për hakmarrje politike. Kërkoni ndjesë publike motrave dhe bijve të dëshmorëve. Mos u fshihni pas flamurit që s’e meritoni ta mbani.

Sepse nëse vazhdoni kështu, jo vetëm që nuk i përfaqësoni më të rënët, por edhe eshtrat e tyre po i trazoni me këtë lojë të ndyrë e të pamëshirshme.

Redaksia!