Ardita Sinani: Beogradi po pengon integrimin e shqiptarëve në Luginë

Publikuar 1 vit më parë

Ardita Sinani akuzon Beogradin zyrtar për bllokimin e proceseve integruese dhe mungesën e vullnetit për zhvillimin socio-ekonomik të Luginës së Preshevës. Ajo theksoi se kjo qasje penguese është thelluar me emërimin e përfaqësuesve pa legjitimitet, si në rastin e ministrit Demo Berisha.

Në takim me koordinatorin e OSBE-së në rajon, z. Antonios Balaskas, Sinani falënderoi OSBE-në për përkushtimin dhe diskutoi rëndësinë e hapjes së pikës kufitare Miratoc-Llojan, si një domosdoshmëri për lëvizjen e lirë dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Sipas kësaj deklarate, kryetarja e komunës lë të kuptohet se shqiptarët e Luginës do të pranonin një post ministror në Qeverinë e Serbisë, për aq kohë sa përfaqësuesi do të kishte legjitimitetin dhe mbështetjen e komunitetit lokal.