13 MAJI-DITA BOTËRORE E SHPENDËVE SHTEGATARË
Dita Botërore e Shpendëve Shtegtarë ka filluar të festohet nga viti 2006 dhe ka si qëllim që të sjellë në vëmendjen e popullatës dhe të shërbejë si një ditë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e shpendëve shtegtarë dhe habitatet e tyre. Kjo ditë organizohet nga Sekretariati i Konventës për Ruajtjen e Specieve Migruese të Kafshëve të Egra (Konventa e Bonit) dhe Marrëveshja për Ruajtjen e Shpendëve Ujorë Shtegtar Afrikano-Euroziatik, dy marrëveshje ndërkombëtare për mbrojtjen e jetës së egër që administrohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP).
Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë e këtij viti, fokusohet në temën e ujit dhe rëndësinë e tij për zogjtë shtegtarë.
Uji është thelbësor për jetën në planetin tonë. Shumica dërrmuese e shpendëve shtegtarë mbështeten në ekosistemet ujore gjatë cikleve të tyre të jetës. Ligatinat e brendshme dhe bregdetare, lumenjtë, liqenet, përrenjtë, kënetat dhe pellgjet janë të gjitha jetike për të ushqyer, pirë ose folenizuar, dhe gjithashtu si vende për të pushuar dhe për t’u furnizuar me “karburant” gjatë udhëtimeve të tyre të gjata.
Fatkeqësisht, ekosistemet ujore po kërcënohen gjithnjë e më shumë në mbarë botën dhe po ashtu edhe zogjtë shtegtarë që varen prej tyre. Kërkesa në rritje e njeriut për ujë, si dhe ndotja dhe ndryshimet klimatike, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në disponueshmërinë e ujit të pastër dhe në statusin e ruajtjes së shumë shpendëve shtegtarë.
Fushata e Ditës Botërore të Zogjve Shtegtarë të këtij viti do të nxjerrë në pah rëndësinë e ujit për zogjtë shtegtarë dhe do të identifikojë veprimet kryesore për mbrojtjen e burimeve ujore dhe ekosistemeve ujore.
A1info