KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 vit më parë

Më 7 maj 1945, Gjermania kapitulloi përballë kërkesave të aleatëve, për t’u dorëzuar pa kushte në Luftën e Dytë Botërore. Gjenerali Dwight Eisenhower, komandanti suprem i forcave aleate në Evropë, nuk mori pjesë në ceremoninë e organizuar me këtë rast në selinë e tij të përkohshme, në një shkollë të qytetit Reims, në Francë. Ai nuk pranoi të takohet me përfaqësuesit e Gjermanisë derisa ata të nënshkruanin dokumentin e kapitullimit. Kushtet e kapitullimit kërkonin që të gjithë ushtarët gjermanë, marinarët dhe pilotët e forcave ajrore, të dorëzoheshin jo më vonë se një minutë pas mesnatës së 8 majit. Gjenerali Eisenhower njoftoi se misioni i forcave aleate ishte plotësuar në orën 2 e 41 minuta, të mëngjesit, sipas kohës lokale, të datës 7 maj 1945. Qytetarët e vendeve aleate, të lodhur nga lufta, u gëzuan për përfundimin e atij që presidenti Truman e quajti “Konflikti ushtarak më shkatërrimtar në histori.” Disa muaj më vonë, në gusht të vitit 1945, edhe Japonia u dorëzua dhe me këtë mori fund Lufta e Dytë Botërore.

A1info