1 MAJI DITA BOTËRORE E PUNËTORËVE
1 maj 1886 – Tubimet mbahen në të gjithë Shtetet e Bashkuara duke kërkuar ditën e tetë-orarit të punës, duke kulmuar me aferën Haymarket në Chicago, në përkujtim të së cilës 1 maji festohet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në shumë vende. Çështja Haymarket u cilësua shpërthimi i një bombe gjatë një tubimi për të drejtat e puntorve në sheshin me të njëjtin emër në Chicago. Në këtë akt terrorist humbën jetën 12 vetë.
Kjo festë në të gjithë botën festohet dhe punëtorët kanë ditë pushimi.
Në Luginën e Preshevës, përkatësisht në fshatin Tupallë të Medvegjës organizohet tradicionalisht Festa e 1 majit me program të pasur kulturo-artistik
A1info