Presheva dhe Korça zyrtarizojnë binjakëzimin – drejt bashkëpunimit në arsim, kulturë dhe zhvillim ekonomik

Publikuar 1 vit më parë

Preshevë – Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, mirëpriti në qytetin jugserb delegacionin e Bashkisë së Korçës, të udhëhequr nga kryetari Sotiraq Filo, me të cilin u nënshkrua zyrtarisht marrëveshja e binjakëzimit ndërmjet dy komunave.

Ky akt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një partneriteti të qëndrueshëm, që synon forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si arsimi, kultura, sporti, zhvillimi ekonomik dhe turizmi. Sinani theksoi se kjo marrëveshje do të hapë rrugë të reja për mundësi konkrete zhvillimi dhe shkëmbimesh ndërinstitucionale.

“Ky është vetëm fillimi i një partneriteti që sjell zhvillim dhe mundësi të reja për Preshevën”, u shpreh Sinani, duke falënderuar gjithashtu Ambasadën e Shqipërisë në Beograd për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe institucionet arsimore e kulturore lokale për përfaqësimin dinjitoz në këtë ngjarje.

Marrëveshja e binjakëzimit është pritur me entuziazëm edhe nga komuniteti lokal, që e sheh këtë zhvillim si një hap të madh për afrimin e Preshevës me qytetet shqiptare dhe rritjen e bashkëpunimit ndërshqiptar.