TETË HERË NGA 48 ORË! VAZHDIM APO NGECJE E MËTUTJESHME ?!

Publikuar 12 muaj më parë

Nesër prej orës 10.00, mblidhet prapë Kuvendi i Kosovës, për të provuar për të tetën herë mundësinë e zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe zëvendësve, të cilët zgjidhen nga partitë tjera, sipas fuqisë elektorale, ndërsa kryekuvendari i takon fituesit të zgjedhjeve, kësaj radhe LVV-së.
Lëvizja Vetëvendosje e kryeminstrit në detyrë, Albin Kurti, ka mandatuar për kryeparlamentare, zonjën Albulena Haxhiu, e cila në nivel të Kosovës është femra më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Por që nga nominimi i saj nga partia LVV-së, opozita nuk po ia jep votën, bile as disa nga deputetët e pakicave jo serbe.
Që nga tentativa e parë, zonja Haxhiu morri vetëm 57 vota, e për t’u zgjedhur i nevojiten së paku 61 vota, për të kaluar mandej në zgjedhjen e zëvendëskryetarëve nga partitë tjera opozitare, varësisht nga fuqia e votës së fituar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

TENTATIVA E TETË

Nesër tentohet prapë të zgjidhet kryetari apo kryetarja e Kuvendit, e sipas të gjitha gjasave prapë kandidate do të jetë zonja Albulena Haxhiu, gjë që është pritur, po ashtu është e pritur që ajo mos ta ketë numrin 61 të deputetëve mbështetës, dhe prapë deputeti Avni Dehari ta ndërpres seancën për 48 orët e ardhshme, e cila nuk dërgon në zgjedhjen e nyjes së shtrënguar.

Presidentja apo Kushtetutsja?

Për t’i ndalur këto inate politike të bertonuara si nga pozita po ashtu edhe nga opozita, duhet presidentja e vendit të ndërhyjë edhe pse ndoshta nuk e ka me obligim ligjor, por gjithsesi moral apo edhe t’i dërgohet kushtetueses ky ngërq politik , në mënyrë që të dilet më lehtë nga ky qorrsokak i errët

Fajtori 50-50!

Mendojmë se fajet i ka edhe pozita, por edhe opozita. Pozita ta lërë kokëfortësinë e ta zëvendësojë Albulenën me një emër tjetër, i cili do të ishte më i pranueshëm për opozitën në përgjithësi, e të dilet nga kjo situate qesharake që është duke u zhvilluar në Kuvend.
Edhe opozita e ka fajin e saj, duke e mosvotuar kryetaren e nominuar nga shumica. Fundja, partia fituese dëshiron këtë emër. Pra duhet që opozita ta votojë nesër e të ecet përpara deri në funksionalitetin e Kuvendit, e për Qeverinë mandej le të luajnë me kartat e tyre, e nëse fituesja e zgjedhjeve nuk arrinë ta formojë Qeverinë, atëherë i lihet radha partisë së dytë për të nisur negociatat për formimin e Qeverisë.
Inatet politike nga të dy anët krijojnë mosfunksionalitet të mirë të shtetit në të gjitha nivelet, pradaj, shpresojmë që nesër do të thyhet uni i keq i të dyja anëve e të ecim përpara në konsoludimin e institucioneve, sepse ka ngeluar shumë punë pa u bërë e për t’u bërë.
Shpresa vdes e fundit!

A1info
Redaksia