LAJM I MADH: Alpi u gjet shëndoshë e mirë!
Pas kërkimeve intensive, fëmija i zhdukur në Gjilan, Alpi, është gjetur shëndoshë e mirë. Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) dhe familjarët kanë falënderuar nga zemra të gjithë qytetarët e mirë që ndihmuan dhe dhanë mbështetje gjatë operacionit të kërkimit.
Falë bashkëpunimit të madh të komunitetit dhe autoriteteve, gjithçka përfundoi me sukses dhe gëzim.

Faleminderit të gjithëve për ndihmën dhe solidaritetin!