KALENDARI HISTORIK
Më 25 prill 1940 – Lind në New York, Al Pacino. Al Pacino, është një aktor dhe kineast amerikan. Në një karrierë që përfshin pesë dekada, ai ka marrë shumë çmime dhe nominime, duke përfshirë një çmim Academy, dy Tony Awards dhe dy Primetime Emmy Awards. Disa nga filmat e tij më të famshëm janë, The Godfather, Scarface, Carlito Way, Donnie Brasco, The Devils Advocate, 88 Minutes, etj. Ai njihet gjithashtu si një ndër ikonat e kinematografisë botërore.
A1info