ÇKA ËSHTË E e-ADMINISTRATA Mbi 75% e qytetarëve nuk e dinë çfarë është eAdministrata – rreziku nga përdorimi përmes personit të tretë.
A1 info ju sjell informacione në lidhje me eAdministratën e cila në Serbi ekziston nga viti 2010. E spekti politik asnjëherë nuk është marrë me këtë informim.
Sipas një ankete të realizuar nga portali A1 Info, mbi 75% e qytetarëve shqiptarë në Serbi nuk e dinë çfarë është eAdministrata. Kjo është shqetësuese, sidomos kur kemi parasysh se shumica e tyre, në mënyrë të tërthortë, e përdorin këtë sistem për të caktua termine për dokumente personale – përmes personave të tretë.
Kjo praktikë, ndonëse duket e thjeshtë dhe e dobishme, mund të jetë e rrezikshme. Kur një person tjetër ka qasje në llogarinë tuaj të eAdministratës, ai ka akses të plotë në dokumentacionin dhe të dhënat tuaja personale. Kjo qasje mund të çojë deri në keqpërdorime serioze, përfshirë autorizime të paautorizuara, ndryshime të të dhënave apo aplikime në emrin tuaj pa dijeni.
Çfarë është eAdministrata?
eAdministrata në Serbi është portali zyrtar i administratës shtetërore, që ofron shërbime elektronike për qytetarët dhe bizneset, pa nevojën e prezencës fizike në institucione.
Çfarë mund të bëni përmes eAdministrata?
Caktoni termine për pasaporta, letërnjoftime dhe dokumente të tjera
Nxirrni certifikata (lindje, martesë, shtetësi, etj.)
Aplikoni për ndihma sociale
Regjistroni fëmijët në shkollë apo kopsht Kontrolloni statusin e dokumenteve
Jepni autorizime për persona të tjerë
Qaseni në të dhëna personale si sigurime, tatime, etj.
A është e sigurt? Cili është rreziku?
Po, për aq kohë sa e përdorni vetëm ju. Në momentin që ia dorëzoni fjalëkalimin dikujt tjetër, e humbni kontrollin mbi të dhënat tuaja. Mund të përballeni me pasoja ligjore apo dëme personale pa e ditur as vetë.
Mesazhi?
Përdorni eAdministratën vetë. Mos ia jepni askujt tjetër qasjen në llogarinë tuaj. Ky sistem ju lejon të kryeni procedura edhe nga jashtë vendit – nga Gjermania, Zvicra, Amerika apo kudo tjetër në botë. Përdoreni si duhet, mbrojeni privatësinë tuaj. Me përdorimin e eAdministratës nuk keni nevojë të shkoni nëpër zyre të institucioneve.
VËREJTJE:
Portali A1 Info nuk mban asnjë përgjegjësi për përdorimin e udhëzimeve të dhëna në këtë publikim. Rekomandojmë që për informacione të sakta dhe të përditësuara, qytetarët të vizitojnë portalin zyrtar të eUprava-s në Serbi.
A1 info.