Tuneli më i gjatë nën det në botë po ndërtohet mes Danimarkës dhe Gjermanisë

Publikuar 1 vit më parë

Një projekt gjigant inxhinierik po merr formë nën Detin Baltik, ku po ndërtohet tuneli Fehmarnbelt, i cili do të lidhë Danimarkën me Gjermaninë dhe pritet të bëhet tuneli më i gjatë rrugor dhe hekurudhor në botë. Sipas raportimit të BBC, transmeton Koha dhe përcjell A1 Info, ky tunel do të ketë një gjatësi prej 18 kilometrash.

Ky projekt ambicioz pritet të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit mes Kopenhagës dhe Hamburgut – nga pesë në vetëm 2.5 orë – duke përmirësuar ndjeshëm lidhjet mes Skandinavisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Po ashtu, do të ofrojë një alternativë më të shpejtë dhe më miqësore me mjedisin për transportin e mallrave dhe pasagjerëve.

Tuneli po ndërtohet me një metodë të veçantë: në vend që të gërmohet nën shtratin detar, ai do të përbëhet nga 90 elementë të mëdhenj të parafabrikuar prej betoni të përforcuar dhe çeliku, të cilët do të vendosen mbi shtratin e detit dhe do të lidhen njëri pas tjetrit, në stilin e lodrave Lego.

Puna kryesore ndërtimore po zhvillohet në ishullin Lolland, në juglindje të Danimarkës, ku është ngritur një port i madh dhe një fabrikë gjigante për prodhimin e këtyre elementëve – secili me gjatësi 217 metra dhe gjerësi 42 metra.

“Ky është një projekt me përmasa të jashtëzakonshme,” ka deklaruar Henrik Vincentsen, drejtori i përgjithshëm i kompanisë shtetërore daneze Femern, që po e realizon ndërtimin. “Tunel nën det me elementë të parafabrikuar janë ndërtuar më parë, por kurrë në këtë shkallë. Ne po thyejmë rekorde.”

Tuneli pritet të kushtojë rreth 7.4 miliardë euro. Ai financohet kryesisht nga Danimarka, ndërsa 1.3 miliardë euro janë siguruar nga Komisioni Evropian.