LIBRI “PORTRETE SHKRIMTARËSH” PËRKTHEHET NË GJUHËN ANGLEZE
Vëllimi i parë i librit “Portrete Shkrimtarësh”, i shkrimtarit Zekerija Idrizi, u përkthye në gjuhën angleze nga përkthyesja e njohur, Valentina Muka Korçari.
Në këtë libër janë të përfshirë shumë emra eminentë të kulturës dhe të letërsisë nga të gjitha trojet shqiptare, madje edhe shkrimtarë të huaj.
Recensentë të librit janë: Prof.Dr. Bexhet Asani, Bilall M. Maliqi, Prof. Mr. Fatmir Halimi, Prof. Mr. Emine Boriçi.
Vlenë të theksohet se shkrimtari, Zekerija Idrizi, ka bërë gati për botim edhe gjashtë vëllime të tjera, po me të njëjtin titull.
Ky libër tani mund të blihet në shtëpinë botuese prestigjioze “Amazon” ShBA.
A1info