Ministri i Punëve të Brendshme, milioner – Xhelal Sveçla deklaron pasuri mbi 1.25 milion euro. Por jo sa ministrat r PDK-së e LDK-së.

Publikuar 1 vit më parë

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, është shfaqur si një nga zyrtarët më të pasur të kabinetit qeveritar, sipas deklaratës së pasurisë të dorëzuar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Sipas të dhënave të publikuara, Sveçla dhe bashkëshortja e tij zotërojnë pasuri të paluajtshme me një vlerë mbi 1 milion e 250 mijë euro, duke përfshirë prona të shumta të përbashkëta.

Në aspektin financiar, ai ka deklaruar 7,828 euro para të gatshme, të ndara me bashkëshorten. Gjithashtu, Sveçla është i përfshirë në aktivitete biznesore përmes bashkëshortes, e cila është 100% aksionare në një biznes me vlerë 6,000 euro dhe 50% aksionare në një tjetër me vlerë 100,000 euro.

Ministri ka deklaruar gjithashtu një kredi personale prej 19,500 euro të marrë më 2 shtator 2024, ndërsa bashkëshortja e tij ka një tjetër kredi që tejkalon 68,000 euro.

Nga paga vjetore si ministër, Sveçla ka përfituar 19,468.95 euro, ndërsa 2,798.41 euro të tjera vijnë nga meditjet dhe udhëtimet zyrtare. Edhe bashkëshortja e tij ka të ardhura të konsiderueshme, përfshirë mbi 35,000 euro nga kredia dhe burime të tjera.

Ky publikim hedh dritë mbi një tjetër ministër milioner në qeverinë aktuale, ndërsa vëmendja e publikut dhe institucioneve mbetet e fokusuar në transparencën dhe përputhshmërinë e pasurisë së deklaruar me të ardhurat reale.