KALENDARI HISTORIK

Publikuar 1 vit më parë

KALENDARI HISTORIK

Më 22 prill 1885 – Lindi në Shkodër Hilë Mosi ka qenë veprimtar dhe përhapës i çështjes kombëtare, figurë e publicistikës si dhe e politikës shqiptare pas pavarësisë. Më 1920 qe senator i pref. së Shkodrës në Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë dhe në vitet 1921-1924 u zgjodh për dy legjislatura rresht deputet i së njëjtës prefekturë. Qe delegat dhe përfaqësues i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. Më 3 mars 1921 zgjedhet sekretar i Këshillit Kombëtar, më 1921-1922 dhe prapë në maj 1924 u emërua prefekt në Korçë. Më 3 gusht 1923 mban fjalën mortore me rastin e shuarjes së atdhetarit Pandeli Cale. Me Triumfin e Legalitetit emigroi jashtë vendit, por në gusht të 1925 ishte pjesë e të amnistuarve nga Kryetari i Republikës Ahmet Zogu. Me t’u kthyer, u caktua prefekt në Korçë, ku qëndroi deri në fund të vitit 1926. Në fillim të vitit 1927 u emërua inspektor i Kryesisë së Republikës, por sipas vendimit të kryetarit të Republikës, më 16 janar 1927, dhe me Vendimin e Këshillit të Ministrave, më 27 janar 1927, rezulton të ketë qenë i emëruar “Inspektor i Përgjithshëm i Administratës”, duke i dorëzuar detyrën e prefektit Zef Kadares, i transferuar nga Berati në Korçë. Sapo erdhi në këtë detyrë, Hila, realizoi transferimin e komiserit të Policisë së Korçës, mikut të tij, Zef Mirdita, në detyrën e “sekretarit të Inspektorisë së Administratës”. Pas kësaj detyre, më 24 tetor 1927, u emërua ministër i Punëve Botore dhe zv/ministër i Punëve të Jashtme, ku qëndroi deri në 16 nëntor 1927, zëvendësuar nga Salih Vuçitërni. Atë vjeshtë i ra fatkeqësia e vdekjes së të birit, Mirit. U rikthye prefekt i Korçës deri kur më 6 mars 1930 qeveria e Pandeli Evangjelit i dha detyrën e ministrit të Arsimit dhe zëvendësisht për Punët Botore. Gjatë asaj kohe u njoh Petro Markon që e cakton mësues në Dhërmi.

A1info