Papa Françesku ndërron jetë në moshën 88-vjeçare – Lajmi konfirmohet nga VaticanNews.va

Publikuar 1 vit më parë

Vatikan, 21 prill 2025 – Papa Françesku ka ndërruar jetë këtë të hënë të Pashkëve, më 21 prill 2025, në moshën 88-vjeçare, në rezidencën e tij në Casa Santa Marta në Vatikan. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga VaticanNews.va.

Njoftimi për ndarjen nga jeta të Atit të Shenjtë u dha nga Kardinali Kevin Farrell, Camerlengo i Dhomës Apostolike, në orën 9:45 të mëngjesit, me këto fjalë prekëse:

“Vëllezër dhe motra të dashur, me dhimbje të thellë ju njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë, Françeskut. Në orën 7:35 të mëngjesit, Ipeshkvi i Romës, Françesku, u kthye në shtëpinë e Atit. E gjithë jeta e tij ishte në shërbim të Zotit dhe Kishës së Tij. Ai na mësoi të jetojmë vlerat e Ungjillit me besnikëri, guxim dhe dashuri universale, sidomos në favor të më të varfërve dhe të përjashtuarve. Me mirënjohje të thellë për shembullin e tij si dishepull i vërtetë i Zotit Jezus, ia besojmë shpirtin e Papës Françesku dashurisë së mëshirshme të Trinisë së Shenjtë.”

Papa Françesku ishte shtruar në Spitalin Poliklinik “Agostino Gemelli” më 14 shkurt 2025, pas disa ditësh me komplikime nga bronkiti. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua gradualisht, dhe më 18 shkurt mjekët konstatuan një pneumoni të dyanshme.

Pas 38 ditësh qëndrimi në spital, ai ishte kthyer në Vatikan për të vazhduar rikuperimin, por fatkeqësisht gjendja e tij u përkeqësua deri në ndarjen nga jeta këtë mëngjes.

Papa Françesku do të kujtohet si një udhëheqës shpirtëror i përulur, i përkushtuar ndaj më të fundit të shoqërisë dhe një zë i fuqishëm për paqen, drejtësinë dhe mëshirën. Vdekja e tij shënon fundin e një epoke të rëndësishme për Kishën Katolike dhe botën mbarë.

A1 info