Policia dhe Prokuroria mbajnë konferencë për media lidhur me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Publikuar 1 vit më parë

Ferizaj, 21 prill 2025 – Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj do të mbajnë sot një konferencë për media, në lidhje me aksionin e zhvilluar në mëngjesin e sotëm në Kaçanik, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika.

Sipas njoftimit të përcjellë nga Arbresh.info, në konferencë do të marrin pjesë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, si dhe kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Burim Çerkini.

Konferenca për media pritet të nisë në orën 11:30 dhe do të ofrojë më shumë detaje rreth zhvillimeve të fundit dhe rezultateve të aksionit të sotëm në Kaçanik.

Për më shumë informacione, qytetarët dhe mediat janë të ftuara ta ndjekin këtë konferencë që pritet të hedhë dritë mbi rrjedhën e hetimeve për këtë rast të rëndë që ka tronditur opinionin publik.

A1info