19 PRILLI, DITA BOTËRORE E MËLÇISË

Publikuar 1 vit më parë

Mëlçia është një organ shumë sensitiv dhe është thelbësore për tretjen e ushqimit dhe heqjen e substancave toksike nga trupi ynë.- Advertisement –
Sëmundja e mëlçisë mund të jetë e trashëguar ose e shkaktuar nga një sërë faktorësh siç janë viruset apo përdorimi i alkoolit. Ekspertët e shëndetësisë thonë se mbipesha është gjithashtu e lidhur me dëmtimin e mëlçisë. Sipas tyre, me kalimin e kohës, dëmtimi i mëlçisë mund të jetë një kusht kërcënues për jetën.
Si të dallojmë dëmtimin e mëlçisë?
Ekspertët e shëndetësisë thonë se një nga shenjat ka të bëjnë më lëkurën. Pra, nëse shihni lëkurë dhe sytë që duken të verdhë, duhet të nisni të merakoseni. Të tjera shenja sipas mjekëve janë: dhimbje barku dhe ënjtje, ënjtje në krahë dhe këmbë, kruarje e lëkurës, ngjyra e errët e urinës, lodhje kronike, përzierje ose të vjella, humbje e oreksit, hidhërim në gojë, skuqje të shpeshta në trup, alergji, etj.
Ushqimet që pastrojnë mëlçinë: Rrushi, lëngu i panxharit, perimet, arrorët, peshku, vaji i ullirit.

A1info