SHBA-ja kërcënon të tërhiqet nga negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë nëse nuk ka përparim – Trump: “Nuk do të marrim pjesë nëse procesi bllokohet

Publikuar 1 vit më parë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të premten para gazetarëve se në rast se Rusia dhe Ukraina e bëjnë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje paqeje, Shtetet e Bashkuara do të tërhiqen nga procesi negociator, raporton The Guardian.

“Nëse për ndonjë arsye njëra nga të dyja palët e bën të vështirë vazhdimin e procesit… atëherë ne thjesht do të tërhiqemi dhe nuk do të marrim pjesë. Shpresojmë se nuk do të duhet ta bëjmë këtë”, ka deklaruar Trumpi.

Ai gjithashtu ka theksuar se beson që ekzistojnë “gjasa të mira” për një zgjidhje dhe ka këmbëngulur në nevojën për entuziazëm nga të dyja palët për t’i dhënë fund luftës. “Besoj se po e shoh atë entuziazëm. Besoj se po e shoh nga të dyja palët,” ka shtuar ai.

Më herët gjatë ditës, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se SHBA-ja mund të tërhiqet nga negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë nëse nuk shihet një përparim i shpejtë.

Burimi: The Guardian