SAMI SALIHU KRITIKON ASHPËR ARDITA SINANIN DHE SHAIP KAMBERIN!
Kryetari i Lëvizjes për Reforma, z. Sami Salihu, kritikon ashpër Ardita Sinanin dhe Shaip Kamberin lidhur me politikat e tyre dështuese karshi shtetit dhe fjalimet e tyre të përditshme, të njëjta dhe rutinore, lidhur me diskriminimet e shtypjet që po u bëhen shqiptarëve të Luginëssë Preshevë.
Ai në postimi ne tij në faqen e tij shkruan:
“Skandal, diskriminim, shtypje — këto fjalë po i dëgjojmë vazhdimisht nga Ardita Sinani dhe Shaip Kamberi. Është e vërtetë që shqiptarët e Luginës janë të diskriminuar dhe të shtypur. Por a nuk janë pikërisht Ardita Sinani dhe Shaip Kamberi ata që prej vitesh na thonë se politika e tyre është e duhura për përfaqësimin tonë?
Si mund të jetë politika e tyre e duhur, kur vetë ata po na thonë se gjendja e shqiptarëve në Luginë po përkeqësohet çdo ditë e më shumë?
Nëse e gjithë barra hidhet mbi Beogradin zyrtar, atëherë lind pyetja: pse vazhdojnë të qëndrojnë në pozitat e tyre — si kryetare komune dhe deputet — të financuara pikërisht nga Beogradi? Çfarë ka prodhuar politika e tyre për shqiptarët? Ku janë rezultatet?
Si ka kuptim që të kërkojnë votat në emër të përmirësimit të jetës së shqiptarëve, ndërkohë që vetë dëshmojnë se çdo gjë po shkon më keq? Për kë po punon kjo politikë: për shqiptarët, apo për xhepat e tyre?”
A1info