Ardita Sinani hap Panairin e Punësimit në Preshevë: “Presheva ka potencial – ky potencial është rinia jonë!”
Preshevë, 17 Prill 2025 – Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, hapi sot zyrtarisht Panairin e Punësimit në këtë komunë, një ngjarje me rëndësi për të ardhmen profesionale të të rinjve lokalë. Në fjalën e saj, Sinani theksoi se punësimi i të rinjve mbetet ndër prioritetet kryesore të qeverisjes lokale.

“Përmes bashkëpunimit me Entin për Punësim dhe me mbështetjen e sektorit privat, po ndërtojmë ura konkrete për të ardhmen. Falënderoj të gjitha kompanitë pjesëmarrëse dhe veçanërisht të rinjtë e Zyrës për të Rinj dhe stafin e Shtëpisë së Kulturës për përkushtimin në organizimin e këtij panairi,” deklaroi ajo.
Ngjarja synon të krijojë një urë lidhëse mes të rinjve të Preshevës dhe mundësive reale për punësim dhe zhvillim profesional brenda vendlindjes së tyre.

“Presheva ka potencial – ky potencial është rinia jonë!” përfundoi Sinani, duke dhënë mesazhin e fortë të besimit dhe përkrahjes për brezat e rinj.
Panairi do të jetë i hapur për disa ditë dhe pritet të mirëpresë një numër të madh vizitorësh dhe përfaqësuesish nga kompani të ndryshme.